iHomeby Albital Kërko konsultim

Privatësia

Kjo faqe shpjegon si i përdor Albital Canon sh.p.k. (NIPT J91524502R) të dhënat që na dërgoni përmes formularit të kontaktit në ihome.al.

Çfarë mbledhim

Emrin, numrin e telefonit, email-in (nëse e jepni), qytetin, llojin e objektit, interesat dhe mesazhin që shkruani. Për mbrojtje nga abuzimet ruajmë edhe adresën IP dhe llojin e shfletuesit.

Pse i përdorim

Vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës suaj: për t'ju kontaktuar, për të organizuar një vizitë dhe për t'ju dërguar një ofertë. Nuk i shesim dhe nuk ua japim palëve të treta për marketing.

Sa kohë i ruajmë

Për aq kohë sa nevojitet për kërkesën dhe për marrëdhënien me ju si klient, ose sa kërkon ligji.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni në çdo kohë të shihni, të korrigjoni ose të fshini të dhënat tuaja duke na shkruar në [email protected] ose në +355 69 702 2817.

Cookies

Kjo faqe nuk përdor cookies reklamuese apo gjurmuese.